Kuvendi i Shqipërisë ka publikoi listën e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Në to bien në sy një ish-ministër e një i verbër: Ilir Panda, pjesë e një prej kabineteve Nano, si dhe Sinan Tafaj, kreu shoqatës së të verbërve.

Ndër emrat e tjerë të njohur është dhe ai i Theodhori Sollakut, ish-Kryeprokuror nën qeverisjen socialiste, por dhe ish-këshilltar juridik i Berishës-presdent.

Të tjerët janë: Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Valbona Bala dhe Vasil Bendo.

Siç dihet, prej javësh si Gjykata Kushtetuese e si ajo e Lartë, janë bllokuar në vendimrrje pas skualifikimeve nga vettingu.

Është një situatë që askush nuk e kishte parashikuar. Njerëz afër reformës në drejtësi, të thonë se ishte llogaritur vetëm një 10 përindësh për t’u skualifikuar e jo gati 50 por qind, deri në asfiksimin e plotë të instancave.      

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re