Skip to content

Zbardhen vendimet e gjyqësorit/ Si u lirua Dan Hutra pas dhunës në familje

dan hutra i arrestuar

Dan Hutra fitoi lirinë dy javë më parë pasi përfundoi dënimin për akuzën e dhunës në familje.  Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtari Gert Hoxha, 40-vjeçari u dënua me 1.6 muaj burg, por përfitoi ulje me një të tretën për shkak se ndaj tij u aplikua gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfunimishtr me një vit burg. Ai la ambientet e qelisë më 16 shkurt të këtij viti.

Referuar vendimit të gjykatës që ABC News e disponon autori i vrasjes së tre grave i kërkoi trupit gjykues që të jepte dënim minimal dhe të merrte parasysh që ai së shpejti do të bëhëj babai i një fëmije nga bashkëjetesa që kishte me Elenën.

WhatsApp Image 2023 03 02 at 11.41.10 AM

Po kështu një tjetër rrethanë lehtesuese që paraqiti në gjykatë përmes avokatit të tij mbrojtës është edhe fakti që bashkëjtuesja dhe familjarët e saj hoqën dorë nga denoncimi për dhunën. Një tjetër argument që u pranua ishte edhe fakti që Hutra ka pretenduar se është personi i vetëm që duhet të kujdesej për nënën e tij të moshuar që hërë pas herë ka shfaqur edhe probleme shëndetësore.

WhatsApp Image 2023 03 02 at 11.41.10 AM 1

Gjatë kësaj kohe 40-vjueçari kërkoi ndryshimin e masës nga arresti në burg në detyrim paraqitje, por kjo kërkuesë u rrefuzua nga të dyja shkallët e gjykimit. Në përfundim të dënimit gjyqtari urdhëroi lirimin e Hurtës nga qelia në 16 shkurt të këtij viti pas përfundimit të dënimit./