Autopsia e trupit të afrikano-amerikanit George Floyd që ngriti në këmbë Amerikën për shkak të protestave, pasi u vrá nga një efektiv policie gjatë arrestimit, ka zbuluar detaje të reja.

Sipas mjekëve që kryen autopsinë, George Floyd ka rezultuar pozitiv me COVID-19, por infektimi nuk ka pasur lidhje me shkaqet e vdékjes së tij.

Sipas shefit mjeksor të ekzaminimit Dr. Andrew Baker, tha se në një test në 3 Prill Floyd rezultoi pozitiv për kodin gjenetik të virusit, ose ARN-në.

Si rezultat, tha Baker, “rezultati i autopsisë reflekton pozitivisht asimptomatik, por nga një infeksion i mëparshëm”- që do të thotë që virusi nuk luajti asnjë rol të njohur në vdékjen e Floidit dhe ai nuk ka gjasa të ketë qenë ngjitës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re