Zbardhet axhenda e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili të hënën mbërrin për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Rreth orës 09:00 të mëngjesit presidenti turk do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit nga kryeministri Rama.

Erdogan dhe delegacioni i tij do t’i drejtohet Kurbinit, ku do të shohë nga afër ndërtesat e reja, produkt i ndihmës së Turqisë për rindërtimin. 524 apartamente të reja banimi që tanimë kanë përfunduar, do të përurohen nga Erdogan.

Presidenti turk mbërrin rreth orës 14:00 në Tiranë, ku do të ketë një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë Rama.

Dy orë më vonë, Presidenti turk do të vizitojë Xhaminë e Et’hem Beut, e cila është restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Erdogan pritet të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e parë plenare të sesionit të dytë të legjislaturës së X-të.

Në janar të një viti më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u prit nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në Ankara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re