Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Lejen së bashku me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin Edi Rama, do të çelin të hënën e ardhshme konferencën ndërkombëtare të Donatorëve për Rindërtimin e Shqipërisë.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Dana Spinant, duke bërë të ditur axhendën Von Der Leyen, tha se gjatë konferencës do të nënshkruhet edhe programi për mbështetjen e Shqipërisë me një vlerë prej 15 milion eurosh.

Kjo konferencë e cila organizohet nga presidentja e KE, ka për qëllim mbështetjen për fazën e rindërtimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit në Shqipëri.

Pjesë do të marrin edhe Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, vendet antare të Bashkimit Europian , vende të Ballkanit Perëndimor, por edhe kryeministri Kanadez Justin Trudeau.

Në përfundim të konferencës, Von der Leyen dhe kryeministri Rama, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re