Pas takimin me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj në Presidencë, lideri francez  Emmanuel Macron do të shkojë në Kryeministri.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kreu i qeverisë, Edi Rama do të nënshkruajnë marrëveshjet ekonomike dhe bashkëpunimit mes dy vende në orën 10:30.

Ndërsa orën 11:30 do të zhvillohet konferenca për shtyp me mediat.

Vizita e Macron është historike, pasi është hera e parë që një president francez viziton zyrtarisht Shqipërinë.

Për shkak se e shtyu me disa orë vizitën e tij, Macron humbi punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, edhe pse më herët e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

Macron e shtyu ardhjen e tij në Tiranë për pasditen e së hënës (16 Tetor) për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, për shkak të një sulmi terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme.

Macron nuk mundi të ishte i pranishëm prej mëngjesit të djeshëm, kur liderët e Ballkanit Perëndimor, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u pritën nga Kryeministri shqiptar Edi Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re