Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nis sot vizitën 3-ditore në Kalabri.

Kreu i shtetit, me ftesë të autoriteteve kalabreze dhe Institutit Rajonal të komunitetit Arbëresh të Kalabrisë, do të vizitojë komunat Katanxaros, Krotones dhe Kozencës të banuara nga arbëreshët, si dhe do të zhvillojë takime me autoritetet lokale.

Gjatë takimeve me autoritetet vendore dhe përfaqësues të komunitetit arbëresh do të trajtojë temat qe lidhen me, lidhjet historike e kulturore mes Shqipërisë dhe Rajonit të Kalabrisë, nevoja e mbrojtjes së gjuhës arbëreshe, mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit me rajonin e Kalabrisë dhe zonat ku banojnë arbëreshet, si dhe mundësitë për investime të bizneseve kalabreze në fusha të ndryshme në Shqipëri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re