Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama ka vendosur që Kongresi i Partisë Socialiste të mbahet në datën 8 dhjetor, që është edhe një festë zyrtare, Dita Kombëtare e Rinisë.

Lajmin e ka bërë të ditur, nënkryetarja e Kuvendit de deputetja socialiste, Ermonela Felaj.

Felaj foli edhe lidhur me aksionin e SPAK në politikë dhe botën e krimit ku tha se secili duhet të mos bëjë gabime gjatë punës së tij që e çojnë para prokurorisë dhe gjykatës.

“Kongresi do të mbahet me 8 Dhjetor në sallën e Pallatit të Kongreseve. Nuk di pse duhet të ndryshojë diçka në Partinë Socialiste për shkak që anëtarë të Partisë Socialiste, apo simpatizantë, apo kushdo qoftë ka të bëjë në një moment të caktuar me prokurorinë dhe gjykatën. Unë dua të përsëris që ne kemi qenë të qartë për të gjitha komplikimet që mund të sillte reforma e drejtësisë sepse duke qenë se jemi ne në pushtet që në vitin 2013 është e qartë që kompetenca e prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme që u krijua për shkak të reformës në drejtësi është një kompetencë që shtrihet tek funksionarë dhe zyrtarë të partisë në pushtet. Nga momenti që ne pranuam që për interesat e vendit ishte e rëndësishme reforma në drejtësi ishim të vetëdijshëm për çfarë na priste dhe besoj që ajo i paraprinë çdokujt është frika nga ligji në punën e vet. Nëse ke frikë nga ligji në punë është e qartë që ke pak gjasa të biesh në gabime të tilla që të çojnë para prokurorisë dhe gjykatës. Besoj që kjo është ajo lloj sjellje që ne duhet të implimentojmë në atë që quhet strukturë qeverisëse e shtetit qoftë kjo qendrore apo lokale”, tha Felaj ne Klan News.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re