Zbardhen debatet në mbledhjen pa media të Këshillit Kombëtar të PD-së, ku Sali Berisha ka folur para demokratëve për aksionin e ri opozitar.

Mësohet se gjatë takimit pa media, Berisha është shprehur se opozita ka në krahë ndërkombëtarët, pasi sipas tij Këshilli i Ministrave të BE-së vendosi si pikë të parë ‘dialogun me opozitën”.

Gazetari i News24, Osman Stafa ka zbardhur disa nga pikat e forta të takimit, ku Berisha u ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së që të angazhohen me mosbindjen civile.

“Ju siguroj se mbështetja ndaj nesh përcaktohet nga veprimi ynë. Ne duhet te ndihmojmë veten para se te na ndihmojnë te tjerët.

Këshilli Ministrave te BE ne raport vendosi pike te pare dialogun me opozitën. Mbështetjen e ndërkombëtareve e kemi ne doren tonë. Duhen angazhuar te rinjtë. Duhet ti motivoni ata politikisht. Ky do ishte një nder sukseset tona me te mëdha”, mësohet të jetë shprehur Berisha.

Sipas Berishës, fokus i strukturave duhet të jenë gratë, pasi sipas tij, meshkujt janë larguar në emigracion. “Gratë për shkak te emigracionit janë sot shumice numerike dhe cilësore. Të ftojmë zonjat të behën pjese e betejës sonë.  Ju garantoj se ne e rrezojmë narkodiktaturen . Veprimet e Rames dëshmojnë se ai ka frike se rrezohet nga pushteti.  Por ne duhet te marrim kthesën, nuk mjafton vetëm  denoncimi”, ka thënë Berisha.

Nga ana tij, Flamur Noka i ka bërë thirrje demokratëve që të angazhohën fuqishëm, pasi sipas tij qëllimi është eliminimi i liderit të opozitës.

“Berisha paraqiti situatën e vendit. Kuvendi miratoi një rezolute. Kryefjale është aksioni opozitar ne terren dhe mosbindja civile. Deputetet e kane nisur prej me shume se 2 muajsh.

Liderin e opozitës dhe opozitën synojnë ta likuidojnë. Rruga jone e vetme është përballja dhe mosbindja civile”, theksoi Noka gjatë takimit pa media.

DEBATI PA MEDIA

SALI BERISHA:  Ky regjim nuk u instalua për pak dite por vit pas viti. Diktatura e re shkeli ligjet dhe procedurën dhe ushtroi vullnetin e një njeriu, njësoj si ne kohen e Hoxhës.  Sot jemi para vendimit te rëndësishëm. A do vendosim te përballemi me ketë diktature ? Nëse po ne duhet te shënojmë një kthese. Deputete  e shënuan.  Rama është diktator. Beteja kundër diktaturës kërkon sakrifica.  Një vendim historik i secilit  është vendimtar ne  qëndrimin tone.  Shoqëritë ne diktature jane te ndara, ka dhe nga ata qe heshtin. Heshtja eshte gjeja me e çmuar ne diktature. Te mos bëhemi pjese e heshtjes. Te guxojmë duke vrare friken.

Te bëjmë projekte si ta dëmtojmë diktaturën. Rama është armiku me i egër i yni. Jemi ne diktature.

Duhet guxim për çdo akt te mosbindjes civile. Faktori ndërkombëtar. Ne 1990 unë isha ne protestën e studenteve. Ato dite ndërkombëtar ishte vetëm  ambasadori  Hungarisë .

Ju siguroj se mbështetja ndaj nesh përcaktohet nga veprimi ynë. Ne duhet te ndihmojmë veten para se te na ndihmojnë te tjeret.   Këshilli Ministrave te BE ne raport vendosi pike te pare dialogun me opozitën. Mbështetjen e ndërkombëtareve e kemi ne krahun tone. Duhen angazhuar te rinjtë. Duhet ti motivoni ata politikisht. Ky do ishte një nder sukseset tona me te mëdha.

Gratë për shkak te emigracionit jane sot shumice numerike dhe cilësore. Te ftojmë zonjat te behën pjese e betejës sonë.  Ju garantoj se ne e rrezojmë narkodiktaturen . Veprimet e Rames dëshmojnë se ai ka frike se rrezohet nga pushteti.  Por ne duhet te marrim kthesën, nuk mjafton vetëm  denoncimi.

 FLAMUR NOKA: Berisha paraqiti situatën e vendit. Kuvendi miratoi një rezolute. Kryefjale është aksioni opozitar ne terren dhe mosbindja civile. Deputetet e kane nisur prej me shume se 2 muajsh.

Liderin e opozites dhe opozitën synojnë  ta likuidojnë. Rruga jone e vetme është përballja dhe mosbindja civile.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re