Marsela Pushani ka dëshmuar se nuk ka dashur ta vrasë të motrën por ka vepruar në kushtet e vetmbrojtjes. Sipas saj, e motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkolizuar dhe problematike.

 

Dy motrat jetonin në të njëjtën banesë bashkë me të ëmën. Mëngjesin e djeshëm, sipas Marselës, dy motrat kanë pasur debat të vazhdueshm pasi i kërkonin që të linte alkollin. Fillimisht Amanda ka marrë thikën dhe ka kërcënuar të motrën dhe nënën e saj se do t’i vriste.

 

Marsela ka treguar më tej se situata është tensionuar dhe ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. E arrestuara është me profesion mësuese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re