Skip to content

Zbardhet dëshmia e shokut të Aleksandër Sadikajt: “Peqja” nga Kuçova i kishte borxh rreth 20 mln lekë…

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Shoku i fëmijërisë së Aleksandër Sadikajt ka deklaruar se nuk kishte djeni në lidhje me ndonjë konflikt që Sadikaj mund të kishte me ndonjë person.

 

Ai ka pohuar se Aleksandri mbante 2 ose 3 telefona, por nuk kuptonte arsyen pse, me argumentin se ai nuk fliste me ndonjë person në sy të tij. Po ashtu ai ka pohuar se Aleksandri nuk i kishte borxh ndonjë personi, por një shoku i tij nga Kuçova i kishte borxh atij rreth 20 mln lekë të vjetra.

 

Sadikaj i kishte dhënë atij një makinë dhe 5 mijë euro dhe personi nga Kuçova do ia kthente me përqindje kur të mblidhte lekët. Pak kohë më parë, Aleksandër Sadikaj ikishte futur ndërmjetës për të marë lekët një tjetër person po nga Kuçova.

 

Shuma prej 15 mije e 500 euro Aleksandrit i është dhënë disa ditë para se të ndodhte ngjarja. Shoku i tij nga Kuçova njihej me pseudonimin “Peqja” dhe Sadikaj ishte zënë për shkak të vonesës së shlyerjes së borxhit.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë