Kur kanë kaluar tre ditë pas vrasjes së biznesmenit Niko Goro në Himarë, autori i ngjarjes Kliti Leka ka rrëfyer edhe si kishte planifikuar për të kryer krimin e rëndë.

Mësohet se 53-vjeçari, i cili doli sot para gjykatës së Vlorës ku u njoh me masën e sigurisë ka deklaruar se ka fjetur dy ditë në makinë derisa ka pritur momentin e duhur për të kryer vrasjen.

“Prej dy ditësh kisha shkuar në Himarë me një automjet të marrë me qira në Tiranë.

Gjatë këtyre dy ditëve kam fjetur në makinë. Pasi kam parë Nikollaq Goron, e kam ndjekur nga pas dhe në momentin që ka zbritur nga makina dhe është drejtuar te marketi i motrës, kam zbritur dhe e kam qëlluar disa herë me armë zjarri.

Më pas jam larguar me makinë dhe jam futur në zonën e Livadhit, ku kam hedhur çelësat në det dhe jam larguar drejt vendit të njohur si “Prozhektori”, vend ku më pas më ka kapur policia”, ka deklaruar 53 vjeçari.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesine ditës së shtunë, ku ndërtuesi Niko Goro u qëllua me armë zjarri para supermarketit të motrës së tij, kjo e fundit mbeti e plagosur në këmbë.

Shkaku i krimit ishtenjë konflikt i pazgjidhur për një çështje prone ku është ndërtuar pallati i biznesmenit, në të cilin po punohet aktualisht.

Biznesmeni Goro mori gjashtë plumba në trup, çfarë i shkaktuan edhe vdekjen e menjëhershme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re