Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë në Paskuqan ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë. Autori Dan Hutra plagosi ish-bashkëjetuesen dhe nënën e saj ndërsa vrau Mevlute Hysa (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Autori nuk ka komunikuar me asnjë nga personat që ndodheshin në banesën e ish bashkëshortes. Sapo ka hyrë ka qëlluar me breshëri duke lënë të vdekur motrën e ish gruas dhe të fejuarën e vëllait të saj. Burimet bëjnë me dije se atij i është bllokuar kallashnikovi dhe ka nxjerrë thikën.

LEXO EDHE: Dikur vrau ish-bashkëjetuesen me thikë, më herët përdhunoi kunatën/ Kush është autori i masakrës në Paskuqan

Më thikë ai ka plagosur ish gruan dhe nënën e saj. Sipas policisë, autori i ngjarjes së rëndë kishte pak ditë që kishte lënë qelinë e burgut pasi ishte dënuar për vrasjen e gruas në vitin 2007 në qytetin e Kukësit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re