Kryeministri Edi Rama ka firmosur shkarkimin nga detyra e kreut të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailaj.

Vendimi për shkarkimin e Agim Ismailajt ka si motivacion zyrtar, që lidhet me performancë të ulët dhe pas ankesave të shumta që qytetarët dhe bizneset kanë pasur në adresë të tij për vendime arbitrare në krye te IKMT.

Në vend të tij është emëruar Ervin Hoxha, i cili më parë mbante postin e drejtorit të Shërbimit të Provës.

 

Agim Ismailaj është drejtori më jetëshkurtër i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit gjatë qeverisjes Rama. Ai erdhi në këtë post në mars të këtij viti, si pasuesi i Dallëndyshe Bicit.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re