Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe zyrtarët amerikanë të sigurisë kombëtare po shqyrtojnë midis mundësive që koronavirusi i ri të ketë lindur në laborator në Wuhan dhe të ketë dalë prej andej aksidentalisht sesa të jetë shfaqur në një treg të qytetit epiqendër e epidemisë.

CNN që ka raportuar lajmin ka përmendur burime të ndryshme që kanë dijeni për dosjen e CIA-s. Dje në një shkrim në “Washington Post” thuhej se zyrtarët e ambasadës amerikane në Pekin kishin paralajmëruar Uashingtonin që në vitin 2018 se siguria e laboratorit të virologjisë në Vuhan ishte e papërshtatshme.

Sipas të përditshmes amerikane, Departamenti Amerikan i shtetit ishte paralajmëruar se shkencëtarët aziatikë po kryenin “studime të rrezikshme” mbi lakuriqët e infektuar me Covid-19 dhe se ato mund të kërcënonin njerëzimin pasi viruset e formës Sars mund të shkaktonin pandemi.

Dy ditë më parë Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka kritikuar administratën kineze se nuk ka informuar rreth pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në kohë dhe se do të vijë dita kur përgjegjësit do të japin llogari.