Panorama TV ka siguruar dosjen hetimore të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe zyrtarëve të tjerë, të cilët një ditë më parë u arrestuan me urdhër të SPAK.

Ish-kryebashkiaku Dako është në hetim për dy çështje të ndryshme, për tenderin për mbushjen me rërë në plazhin e Currilave si edhe për ndërtimin e pallatit pa leje në qendër të Durrësit.

Në dosje thuhet se procedimi ndaj Vangjush Dakos ka nisur në vitin 2020, për “shpërdorim detyre”.

DËMI NË BASHKINË DURRËS 18 MLN LEKË

Sipas prokurorisë në bashkëpunim me njëri tjetrin anëtarët e grupit të punës Adhurim Qehajaj, Adnand Toçila, Diana Dedja dhe Kryetari i Bashkise Dunes Vangjush Dako, me ndërgjegje dhe vullnet kanë kryer veprime të kundërligjshme, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës duke sjellë si pasojë dëmin ekonomik të Buxhetit te Bashkisë Durrës prej 18.318.400 (tetëmbëdhjetë milion treqind e tetëmbëdhjetë mijë e katërqind) lekë.

NUK MORËN MASA, THELLUAN DËMIN EKONOMIK

“Në lidhje me anën subjektive, rezulton që jo vetëm që këta shtetas kanë patur dijeni për veprimet e kundërligjshme te tyre, por nuk rezulton aspak sikurse ata e paraqesin që ka qene nje gabim material, pasi sikurse rezulton nga provat jo vetëm që ata nuk kanë marrë asnjë masë për rikuperimin e demit ekonomik sipas konkluzioneve dhe rekomandimeve të Kontrollit te Lartë të Shtetit, por pasi janë venë në dijeni për shkeljet ligjore të evidentuara nga ky institucionin nëpërmjet raportit të Muajit Qershor 2015, në Muajin Dhjetor te vitit 2015 pra gati gjashtë muaj më pas, kanë ndihmuar me veprimet e tyre ardhjen e mëtejshme se pasojave dhe thellimin e demit ekonomik, duke Urdhëruar Degen e Thesarit që nga Buxheti i Bashkisë të kalojë në favor të shoqërisë SPHAERA shumën e këstit të dytë prej 8.395.260 (tesěmilion treqind nëntëdhjetë e pesë mijë e dyqind) lekë, që i korrespondos 40% të vlerës totale të kontratës 54.8.1”, thotë dosja hetimore.

SKEMA E ABUZIMIT

“Në analizë të fakteve dhe provave rezulton se personat nën hetim Ermal Lama, Fatmir Ejupi, Meri Priftull, Adrian Balks, Adhurim Qehajaj, dhe Fiqiri Farruku, në saj të pozicionit që ata kanë mbajtur, në bashkëpunim midis tyre dhe me të ndjerin Shaban Karuli, nëpërmjet hartimit dhe nënshkrimit dokumentacionit tekniko-ligjor të ndërtimit, konkretisht Akt Kontroll Piketim Strukture i datës 05 Nëntor 2014 dhe procesverbalit Akt Kontroll dhe Përfundim i Themelit i datës 27 Nëntor 2014, Akt Kontroll i Përfundimit të Karabinasë së Objektit i datës 10 Shkurt 2015, duke paraqitur të dhëna të rreme në lidhje me kohën kur këto veprime janë bërë, pasi janë bërë mbi dy vjet pas përfundimit të plotë të objektit, me ndërgjegje dhe vullnet i kanë falsifikuar këto dokumente, si për kohën kur ato janë bërë por dhe për thelbin e përmbajtjes së tyre, kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Fallsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar me Udhezim të Këshillit të Ministrave, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të Kodit Penal”, thuhet në dosje.

Po kështu, sipas prokurorisë në analizë të fakteve dhe provave të sipërcituara, rezulton se personat nën hetim Vangjush Dako dhe Adhurim Qehajaj, nëpërmjet zbardhjes (nënshkrimit apo protokollimit) së vendimit për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit, nëpërmjet nënshkrimit dhe protokollimit me Nr. 6043 Prot. Date 14 Tetor 2014, të formularit Nr. 2 që pasqyron këtë fakt, dhe nëpërmjet zbardhjes (nënshkrimit dhe protokollimit) të vendimit të KRRT për miratimin e lejes së ndërtimit, nëpërmjet nënshkrimit dhe protokollimit me Nr. 6404 Prot. Date 14 Tetor 2014, të Formularit Nr. 4, dy vjet pasi objekti kishte përfunduar së ndërtuari fakt ky për të cilin ishin vënë në dijeni më parë dhe nga Inspektimi i Inspektoriatit Urbanistik Vendor, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit 10.119 datë 23 Prill 2009 “Për planifikimin e territorit” i ndryshuar, jo vetëm që nuk kanë marrë masa për mbrojtjen e territorit në varësi të tyre, por i kanë kryer këto veprime, me qëllim për të legalizuar ndërtimin e paligjshëm, dhe duke i hapur rrugë regjistrimit në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

Këto veprime janë kryer në duke shpërdoruar kompetencat e dhëna nga ligjit për Qeverisjen Vendore dhe nenit 12 të Ligjit Nr. 8402 datë 10 Shtator 1998, dhe duke i ushtruar ato në mënyrë abuzive, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në lidhje me faktin e dytë të hetuar, që i përket procedurës së tenderimit të projektimin “Projektim zbatim për vijen Bregdetare dhe Plazhin publik nga Berryli deri në Currila”, thuhet në dosje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re