Zbardhet dosja hetimore e SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në Tiranë, që çoi pas hekurave Jamarbër Malltezi dhe iu caktua masa ‘detyrim paraqitje’ ish-kryeministrit Sali Berisha, nën akuzën për korrupsion. E njëjta masë u caktua edhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Gazetarja e News24 Klodiana Lala ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme, ku tregohet edhe procedura e ndjekur për privatizimin e këtij kompleksit.

Fatmir Mediu, asokohe ministri i Mbrojtjes, në vitin 2005, vetëm një muaj pasi kishte marrë detyrën, i bën një kërkesë Rulit për çështjen e privatizimit të këtij klubi. Në dosje sqarohet se një pjesë e këtyre pronave, mes tyre edhe ish-kompleksi, vijonin t’i përkisnin Ministrisë së Mbrojtjes, duke iu referuar Listës së Pronave sipas Planit të Përhapjes dhe në Përdorim të Forcave të Armatosura. Por si iu hap rrugë privatizimit të ish-kompleksit?!

“Në vijim, lidhur me këtë pengesë, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i Dekretuar nga Presidenti i Republikës më datë 07.09.2005 (Dekreti nr. 4646), një muaj pasi kishte marrë detyrën, me shkresën nr. 9549/1 prot date 12.10.2005, i drejtohet METE-s, ministrit Genc Rulitit, duke i bërë me dije se, Ministria e Mbrojtjes krahas pronësive të tjera të përcaktuara në VKM nr. 515 date 18.07.2003 ka në administrim edhe terrenet sportive ku është vendosur Klubi i Futbollit Partizani. Nga studimi i bërë në Ministrinë e Mbrojtjes, baruar në strategjinë e zhvillimit te FA dhe në kuadër të ristrukturimit të tyre, është konkluduar se këto terrene të mos përfshihen në planet e përhapjes së FA-ve. Ne këto kushte gjykojnë të nevojshme që të merren hapa të mëtejshme përsa i përket mënyrës dhe përgjegjësisë së administrimit të kësaj pronësie. Përsa më sipër kërkojnë mendimin e METE për veprime të mëtejshme në lidhje me administrimin e kësaj prone.”, sqarohet në dosje.

Në dokumentin në fjalë, thuhet se Mediu, përmes një shkresë kërkon sugjerime dhe nga ministri Rusi. “Në vijim, me shkresën nr. 9549/3 prot date 14.11.2005, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i parashtron Ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, se: Klubi i Futbollit “Partizani” ne baze te VKM nr. 515 date 18.07.2003.eshte inventarizuar. Ne baze te VKM nr. 195 date 30.03.1998 “Per privatizimin e ndërmarrjeve qe nuk mund te transformohen” propozojnë miratimin e privatizimit të objekteve dhe terreneve sportive të Klubit të Futbollit “Partizani” duke mirëpritur sugjerimet e METE ne lidhje me forma të tjera.”, thuhet mes të tjerash.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re