26-vjeçarja Adela Lakra ka dalë para Gjykatës Penale të Tiranës për t’u njohur më masën e sigurisë, pasi u vu në pránga të premten e kaluar, për shkak se dyshohet se ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën.

Në dosjen e prokurorisë siguruar nga Fax News, Adiola Lakra nuk ka pranuar kategorikisht të ketë përfshirje me ngjarjen dhe të jetë bashkëpunëtore në thirrjen për t’a nxjerrë në pritë Hekuran Billën në datën 11 qershor, pranë Komunës së Parisit.

Para grupit hetimor ajo nuk ka pranuar për asnjë arsye të ketë qenë e paguar nga Viktor Marku dhe i dashuri i saj, Sebastian Mali, për të ndihmuar në èkzekutimin e 40-vjeçarit. Para grupit hetimor, Adiola Lakra ka rrëfyer edhe njohjen me Sebastian Malin, dhe në ndryshim nga sa u tha fillimisht, ajo ka mohuar lidhjen me ngjarjen.

Sipas saj, ata kanë jetuar në të njëjtin pallat, ndërsa pinte kafe në katin e parë me Malin. Nga aty ka filluar shoqërimi dhe frekuentimi me të, që është konkretizuar në një lidhje sentimentale. Lakra ka deklaruar se në pallatin ku jetonte kishte një biznes edhe e ëma e Malit, një parukeri, me të cilin ajo ka pasur njohje po ashtu.

Sa i përket njohjes me Hekuran Billën, sipas Lakrës ky i fundit i ka dërguar miqësi në Instagram dhe më pas ka filluar njohjen, pasi është ndarë me Malin. Billa dhe Lakra janë takuar gjithmonë në të njëjtin vend, pranë Komunës së Parisit pasi siç duket Billa ka patur frikë të lëviz në vende të tjera, për shkak konfliktit për hakmarrje.

Vetë 26-vjeçarja është shfaqur e relaksuar në Gjykatë, madje nuk kanë munguar as momentet e të qeshurave, siç shihet në videot e mëposhtme siguruar nga Fax News.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re