Drafti i opozitës Parlamentare për ndryshimet në Kodin zgjedhor është zbardhur dhe kërkohet që pragu elektoral të jetë 1% dhe jo 3% siç është parashikuar në draftin e PS-së. Ndërkohë, në draftin e opozitës parlamentare kërkohet që të mos ndryshojë renditja e deputetëve dhe kandidati i partisë të kandidojë në disa zona.

“Emrat në listën shumemërore të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas
rendit shifror, duke filluar nga numri një. Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk
mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore
përkatëse, shtuar dy.

Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumemërore për Kuvendin
duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre, kurse për këshillin bashkiak i
plotpjestueshëm me dy. Për koalicionet, përbri emrit të kandidatit shënohet cilës parti i
përket kandidati. Lista shumemërore duhet të ketë të përcaktuar vëndet e listës që nuk i
nënshtrohen votimit parapëlqyes. Numri i këtyre vendeve mund të jetë nga zero deri në jo
më shumë se një e treta e numrit të përgjithshëm të listës. Këto vende duhet të plotësojnë më
vete kushtin e pikës 6 të këtij neni”, thuhet në draft.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re