Ferdinand Rrushi, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Ruzhdi Hoxha, dyshohet se është ndihmuar edhe nga persona të tjerë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Fax News se Rrushi nuk ka qenë i vetëm në ekzekutimin e biznesmenit.

Hetuesit kanë dalë në këtë përfundim nisur edhe nga vendi ku u gjet trupi, dhe mënyra se si u tentua për ta fshehur atë duke e mbuluar me zhavor e gurë. Gjithashtu edhe për nga mënyra e ekzekutimit hetuesit kanë dalë në këtë përfundim.

Hetimet janë përqëndruar në dy pista borxhet dhe kultivimi i drogës, ku dyshohet se ishin përfshirë autori dhe viktima. Ndërkohë, sipas ekpertizës paraprake,  viktima ka marrë dy plumba një në kokë një në gjoks. Ai dyshohet se është vrarë që ditën kur humbi kontaktet me familjen dhe shokët, pra mes datës 20-21 tetor.

Trupi i tij u gjet ditën e djeshme në një greminë në zonën e Malit me Gropa, pas Dajtit, dhe policisë iu deshën orë të tëra për ta nxjerrë prej aty, dhe për të mbledhur të gjitha provat e nevojshme për zbardhjen e vrasjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re