Gazeta “Panorama” ka zbardhur fjalën e mbajtur nga kreu i PD Lulzim Basha në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar demokrat.

Basha ka deklaruar se prej tij nuk do të ketë kurrë reagime ndaj sulmeve të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke shtuar se kjo do të ishte një dhuratë për Edi Ramën dhe bandat e tij.

Nuk e kam parë të arsyeshme të reagoj kundër spekullimeve, genjeshtarve e shpifjeve të ulta ndaj meje me të cilat po bombardohet prej disa javësh anetarësia e partisë demokratike dhe opinioni publik.

E kam përjashtur dhe vazhdoj ta përjashtoj nga axhenda ime invesitmin e kohës dhe energjive në shfaqje publike me “me the, i thashë, e me tha” brenda llojit, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndryshojnë natyrën e përballjes politike në Shqipërinë e sotme të njëmijë e një problemeve dhe halleve që kanë qytetarët e theshtë: nga përballje të  opozitës me qeverinë e shdërrojnë në hidh e prit të ish kryetarit historik Sali Berisha me kryetarin e rizgjedhur vetem para kater muaj me parimin një anetar një votë, që jam unë.

Ketë kënaqësi apo dhuratë,  Edi Rama me bandat e tij nuk do ta ketë kurrë nga unë”, ka deklaruar Basha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD“, ka thënë Basha.

Kryedemokrati ka theksuar se izolimi nga SHBA-të është vdekja e PD-së dhe rrjedhimisht vdekja e shpresës së shqiptarëve.

Unë e refuzoj arënën ku më ftojnë spekullimet dhe shpifjet e ricikluara të listës tëtevjeçare apo gjashtëmbëdhejtëvjeçare të kundështarëve të mi politikë në partinë socialiste, që sot  i recitojnë të zemeruarit  dhe të keqkuptuarit me vendimin  tim për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së me kërkesën  e SHBA për shkak të shpalljes së tij non gratta prej tyre.

E kam  shpjeguar  kontekstin dhe barrën e këitj akti ditën që e  shpalla. Dua të përsëris sot se sa të jem unë kryetar i PD-së nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të partisë demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie.

Edhe sikur  të jem unë i godituri i këtyre vendimeve. Nuk do të pranoj e lejoj akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokraitke nga aleati ynë strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i  Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA. Izolimi nga SHBA është vdekja e Partisë Demokratike. Rrjedhimisht është vdekja për një periudhë jo të shkurtër e shpresës së shqiptarëve“, është shprehur ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re