Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku një 16 vjeçar me inicialet K.S. është mbytur në liqenin e Fierzës, në vendin e quajtur Gostil i Poshtëm.
Viktima banonte në lagjen Gostil të Kukësit.
Për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe në bashkëpunim me familjarët dhe peshkatarët është gjetur i pa jetë nga peshkatarët e zonës 16 vjeçari.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
/faxweb
