Kallëzimi penal ndaj drejtuesit politik të PD në Tiranë, është bërë nga avokati i njohur Idajet Beqiri
Belind Këlliçi u thirr këtë të enjte nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Mësohet se ai u thirr për tu pyetur në kuadër të hetimit për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit, si kandidat për deputet dhe kandidat për kryetar bashkie të Tiranës, në zgjedhjet e 14 majit.
Kallëzimi penal ndaj drejtuesit politik të PD në Tiranë, është bërë nga avokati i njohur Idajet Beqiri. Sipas avokatit, Belind Këlliçi nuk ka përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme në institucionin arsimor privat “Harry Fultz” në Tiranë, që do të thotë që nuk ka diplomë të shkollës së mesme.
