Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i kërkon kryesisë të thërrasë Këshillin Kombëtar për t’i hapur rrugë zgjedhjes së Kryetarit dhe zbatimit të Statutit.

Bardhi i kërkon kryesisë të mblidhet të mërkurën dhe të vendosë thirrjen e Këshillit, i cili ka kompetencë hapjen e procesit për zgjedhjen e kryetarit dhe miratimit të Komisionit Zgjedhor.

Në kërkesën e tij, ai argumenton se do të informojë Këshillin mbi procesin sesi Statuti parashikon për certifikimin e anëtarësisë, ndërkohë që sipas tij vendimi i fundit i Kryesisë ka parashikuar një procedurë që nuk njihet nga Statuti, duke marrë kompetencat e Këshillit Kombëtar, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe të kryesisë së degëve.

CaptureCaptureCapture

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re