Është zbardhur vdekja e Antonio Karafilit, ngjarje e ndodhur 7 vite më parë në Voskopojë, e cila u raportua fillimisht si vetëvrasje.

Pas krimit të rëndë, mësohet se qëndron partnerja e tij Kejsi Spahillari dhe Antonio Karafili, me të cilin ajo kishte krijuar një lidhje paralele.

Gjykata e Korçës ndaj Kejsi Spahillarit masën e sigurisë “arrest me burg” në mugesë me kerkesë të Prokurorisë nën akuzën e vrasjes në bashkëpunim të të dashurit të saj Antonio Karafili, në atë kohë 18-vjeç.

Ndërkohë pritet që Prokuroria e Korçës të procedojë me urdhër arresti ndërkombëtar për Kejsi Spahillarin pasi ajo jeton prej disa vitesh në Kanada ku ka krijuar edhe familje.

Vdekja e 18-vjeçarit u regjistrua dhe hetua si vetëvrasje pasi i riu u gjet i varur me çarçaf në një pemë në perferi të fshatit Voskopoje.

Por, prokuroria vijoi me hetimet duke mbledhur prova dhe vleresuar indiciet, të cilat implikonin në ngjarje të dashurën e Antonios, Kejsi Spahillari dhe Rexhep Vathin.

Nga indiciet dhe provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar vetëvrasjen e të riut.

Motivi i krimit dyshohet të jetë lidhja paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën, si edhe autorin e vrasjes Rexhep Vathin.

Pas krimit, Kejsi Spahillari emigroi ne Kanada, ndërsa në gusht të vitit 2024 Rexhep Vathi vrau veten.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko