Janë zbardhur diskutimet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit që erdhi vetëm një orë pas mbledhjes se Grupit Parlamentar në selinë e PD-së.

Gazetari i News24 Osman Stafa zbulon se Flamur Noka ka shprehur se bashkimi ka dhënë mesazh te demokratët.

Gjithashtu Noka është shprehur se organizimi i protestës duhet të jetë si ajo e 7 korrikut, ndërsa ka kërkuar që të përcjellin mesazhe dhe në rrjete sociale, përveç takimeve të drejtpërdrejta në qendrat e degëve të partisë.

“Mbledhja vetëm një pike: aksioni PD dhe protesta e 20 shkurtit. Kemi një shembull referimi kur punojmë bashke dhe organizohemi siç është protesta e 7 Korrikut. Te përcjellim mesazhet edhe në rrjete sociale. Tani puna kapilare pas mbledhjes se strukturave. Bashkimi ka dhënë mesazh tek demokratët. Kemi vetëm 8 ditë para protestës. Me te gjithë deputetet takime ne qendrat e degëve”, ka thënë Noka.

 

Ndërsa Myslim Murrizi është shprehur se më 20 kanë protestën dhe deri këtu është në rregull, por ka ngritur pyetjen se çfarë do të bëhet më pas që të mos bien në heshtje si pas protestës së 7 korrikut.

Ai tha se bashkimi duhet të ndodh duke u shkrirë dhe duke shkuar në bazë, teksa kërkoi dhe një plan sesi do të hyjnë në zgjedhje në mënyrë ligjore nëse nuk marrin vulën.

“PD ka vuajtur nga heshtja. Ne nuk funksionojmë vetëm me Facebook. Këtu ka opozitarë të 1997.  Heshtja na ka penguar.  Po me 21 shkurt çfarë do bëjmë?  Pse u venitëm pas 7 korrikut? Jo i kryer misioni ynë .

Këto 2 vite u duk qartë e vërteta.  Bashkimi ndodh duke u shkrirë dhe duke shkuar në bazë.

Sot një vit do jemi në fushatë. Rama ka nis fushatën. Kush është propozimi për kodin zgjedhor, ende s’e kam dëgjuar.

Me 20 ok është protesta, por me 21 çdo bëjmë?! A do hartojmë programin??

Ne do hyjmë në zgjedhje 2025 dhe duhet te gjejmë mënyrën ligjore si do hyjmë ne zgjedhje nëse vula nuk vjen te ne? Jo heshtje, jo lëpirje, jo duartrokitje duhet strategji e jona.

Ne jemi shume pas revoltës qytetare. Duhet te jemi te besueshëm për qytetaret pas 2 vitesh akuza dhe deklarata shume të rënda për njeri tjetrin. Kërkimi ndjesës është fisnikëri. Ky bashkim të rrezatohet poshtë jo bashkim tinëzarësh”, tha Murrizi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re