Skip to content

Zbardhet mbledhja e kryesisë së PS, çfarë pritet të ndodhë me drejtuesit e strukturave në bazë. Na muajin mars…

Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kreu i PS ka mbledhur per rreth një orë në selinë rozë Kryesinë e Partisë Socialiste.

Mësohet se në këtë takim morën pjesë edhe drejtuesit e qarqeve, por edhe disa ministra. Në fokus të diskutimeve është organizimi i partisë.

Në kongresin e  8 dhjetorit është lënë detyra për riorganizimin e PS në funksion për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

PS ka nisur këtë proces riorganizimi, ku pjesë do të jenë ndryshimet e drejtuesve të strukturave të partisë në bazë.

“Do bëhet një analizë që këta drejtues të bazës kanë pasur në zgjedhjet e fundit. Do të analizohet analiza dhe puna e tyre në fushatë dhe nëse do të shihet që ka pasure rezultate jo të kënaqshëm do të ketë ndryshime”, raportoi gazetari i News24, Ergys Gjencaj

Pritet që PS në mars të zhvillojë edhe asamblenë kombëtare. Nuk është vendosur ende një datë, por pritet që të jetë në mars. Ndërsa në prill do të zhvillohen zgjedhjet për delegatët e PS.

“”