Zbardhet motivi i sherrit midis të miturve në Korçë. Burime nga policia bëjnë me dije se 1 ditë para ngjarjes së djeshme, ka patur një tjetër konflikt mes të njëjtët personave. Sipas të dhënave, dy janë minorenët që janë grindur nëpërmjet telefonit, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë shoqëria e tyre. Konflikti i parë nuk ka degraduar në përdorim të mjeteve të forta, por ka qenë konflikt fizik pa dëmtime. Ndërsa, një ditë më pas, pikërisht minoreni i lënduar në konfliktin e parë, ka marrë shoqërinë e tij dhe ka shkuar për të goditur palën tjetër.

 

Sa i përket të plagosurit 14-vjeçar, i cili po lufton për jetën në spitalin e Traumës, ajo çka thuhet nga policia është se ai nuk ka asnjë lidhje me dy të tjerët që kanë patur konfliktin mes tyre. Ai ka shkuar me pjesën tjetër të grupit shoqëror, pa patur drejtpërdrejt lidhje me personat kryesor të këtij konflikti. Ende nuk ka të ndaluar apo arrestuar mbi ngjarjen, dhjetra të shoqëruar ndodhen në komisariat ndërsa pritet në vijim vendimi që do të merret nga prokuroria dhe policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re