Skip to content

Zbardhet ngjarja/ Biznesmeni u var në kabllin e antenës së televizorit (EMRI)

Pas dy ekzekutimeve të tmerrshme në Lezhë e Durrës, burime zyrtare të policisë bënë me dije se është gjetur i vetëvarur në banesë pronari i një pike exchange në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet në afërsi të qytetit. Nuk janë të qarta rrethanat që e kanë çuar biznesmenin e njohur drejt vetëflijimit.

Biznesmeni i njohur me emrin Tan Sanço është gjetur i pajetë nga familjarët. Ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës me kabullin e antenës së televizorit të cilin e kishte lidhur me lak në mënyrë të trefishtë në tavanin e tualetit.