Reshje intensive bore zbardhin Elbasanin. Gjatë mesnatës, por edhe mëngjesin e sotëm në këtë qark ka pasur reshje dëbore në malësitë e Librazhdit, Prrenjasit e Elbasanit.

Në Stebleve të Librazhdit trashësia e dëborës ka arritur ne 25 centimetra.

Mësohet se rruga nacionale Librazhd- Peshkopi është e kalueshme me zinxhirë në disa segmente të saj.

Në Qafë Thanë, trashësia e dëborës ka arritur në 10 centimetra, por rruga është e kalueshme pa probleme.

Borë ka edhe në Zavaline dhe Gjinar, por nuk raportohen probleme për qarkullimin.

Deri tani nuk ka fshatra të bllokuar. Ndërkohë ka probleme me mungesën e energjisë elektrike në Prrenjas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re