Tre persona, nënë e bijë dhe një kamarier janë autorët e një skeme vjedhjeje krejt të veçantë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta persona klononin karta bankare në emër të personave të tjera dhe merrin prej llogarive të tyre mijëra euro.

Për këtë është përdorur pajisja POS e instaluar pranë një hoteli me emrin “Lucas” në “Xhafzotaj”. Në vendimin e saj për masën e sigurisë, Gjykata ka vendosur burg pa afat për Blerinën Gegën dhe Mariglen Mullain, ndërsa Silvana Gega është lënë në detyrim paraqitje.

Nënë e bijë menaxhonin prej majit 2019 një hotel dhe Bar-Restorant me emrin “Lucas” në Xhafzotaj të Durrësit. Ky biznes në pjesën më të madhe të kohës ka qëndruar i mbyllur, ndërkohë nënë e bijë e kishin marrë me qira tek një person tjetër, me qëllimin e vetëm për të vënë në zbatim një skemë të ndërlikuar të vjedhjes së eurove.

Pavarësisht se nuk kryente aktivitet, në dokumentacionin që Silvana Gega ka paraqitur në bankë dhe prokurori, tregonte se hotelin e kishin rezervuar persona nga Singapori, Kina, Italia etj. Lista e veprimeve te raportuara nga procesori i kartave dhe bankat e kartëmbajtëse, të cilat janë denoncuar si të klonuara arrin në total në shumën prej 84 mijë euro.

Nga kjo shumë është tërhequr nga Silvana Gega, shuma prej 59 mijë euro. Diferenca tjetër ka mbetur e pa prekur në llogarinë bankare të Silvana Gega, të hapur pranë një banke të nivelit të dytë në Durrës,Nga verifikimi i kryer në sistemin TIMS, ka rezultuar se asnjë nga klientët dhe kartëmbajtësit, nuk kanë hyrë në Shqipëri dhe nuk kanë qenë me pushime në hotel “LUCAS”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re