Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, u prit sot edhe nga lideri i PD-së, Lulzim Basha.

Ka qenë vet kryedemokrati që ka treguar detaje nga takimi me liderin kosovar, ndërsa theksoi se tema e tyre e diskutimit ka qenë mbi zhvillimet politike dhe rajonale. Përmes një mesazhi në “Facebook” Basha pohoi se qeveria e Kosovës mund të mbështetet gjithmonë tek Partia Demokratike.

MESAZHI I BASHËS

Në një takim të ngrohtë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, diskutuam për të gjitha zhvillimet e rëndësishme politike dhe rajonale. Ngritëm gjithashtu edhe çështjen kritike, se si të ndalojmë largimin e dhimbshëm të kaq shumë të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova.

E sigurova kryeministrin Kurti se Qeveria e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës dhe vëllezërit e motrat tona – qytetarët e Republikës së Kosovës – mund të vazhdojnë të mbështeten tek Partia Demokratike e Shqipërisë, sot si opozitë e fortë dhe e bashkuar, dhe nesër në drejtim të vendit, për t’i ofruar çdo ndihmë dhe për të marrë çdo vendim në mbështetje të Kosovës.

Ne jemi si përherë krenarisht në krah të Kosovës tonë të shtrenjtë!

Në një takim të ngrohtë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, diskutuam për të gjitha zhvillimet e rëndësishme…

Posted by Lulzim Basha on Tuesday, February 11, 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re