Presidenti Bajram Begaj priti në një vizitë zyrtare sekretarin amerikane të shtetit, Antony Blinken. Në bisedën e zbardhur, Begaj falenderon Blinken për mbështetjen e SHBA ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, në fushën e sigurisë dhe demokracisë së dy vendeve.

“Kjo është një vizitë shumë e rëndësishme dhe dëshmon se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë.

Kjo vizitë është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE.

Ne jemi mirënjohës për atë që po bëni për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.

Jemi falënderues për atë që SHBA kanë bërë dhe ju po bëni për demokracinë shqiptare, sundimin e ligjit, veçanërisht reformën në drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sigurinë kibernetike, arsimimin dhe ekonominë përmes programeve të ndryshme mbështetëse”, thuhet në njoftim.

Më tej, Begaj e konsideron këtë vizitë si shenjë të vlerësimit të SHBA ndaj Shqipërisë dhe thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve për çështje të ndryshme në arenën ndërkombëtare.

“Shqipëria dhe SHBA kanë qenë së bashku në mbështetje të Ukrainës si aleatë në NATO, duke kontribuar në misione në Afganistan dhe Irak.

Shqipëria është e përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë së bashku me SHBA dhe NATO për sigurinë rajonale dhe globale.

Unë e shoh këtë vizitë si një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, partneritetin tonë strategjik që do të zgjasë për më shumë se 100 vite të tjera”, përfundon noftimi.

Po ashtu, Blinken po zhvillon një takim me kryeministrin, Edi Rama, që do të pasohet me një konferencë për mediat.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re