Zbardhet takimi që presidenti Ilir Meta pati sot me kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zef Mazi. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit tha se diskutuan hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.

Presidenti kërkon vullnet nga politika për plotësimin e kushteve, ndërsa siguron mbështetje për Zef Mazin.

“Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasador Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria Kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.
Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese.

E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës.

Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar. ”, tha Meta.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re