Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim zhvilloi një takim 60 minutash me kryeministrin Edi Rama në kryeministri të martën.  Situata e tensionuar politike e shkaktuar nga prishja e Teatrit Kombëtar solli dhe bojkoton e dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për reformën zgjedhore.

Pas këtij takimi, ka qenë vetë ambasada që ka zbardhur bisedën me Kim dhe Ramës, ku kryeçështja ka qenë reforma zgjedhore dhe rikthimi i dialogut.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Gjithashtu bëhet e ditur se ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re