Skip to content

Zbardhet urdhri i Shahinit/ Shtyrja e zgjedhjeve në universitete, reagon rektori Koni

Pa vendimit të ministres së Arsimit për shtyrjen e zgjedhje ne universitete, reagon edhe rekruti i Universitetit të Tiranës , Mynyr Koni.

Koni, përmes një reagimi në Facebook shpreh falënderimin e tij për këtë veprim dhe siguron që do të procesi zgjedhor që do të zhvillohet do të përmbushë të gjitha parimet kushtetuese.

“Si Rektor i Universitetit të Tiranës, shpreh falenderimet dhe njëkohësisht përgëzimet e mia, për Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për nxjerrjen e Urdhrit nr. 108 datë 08.05.2020,me të cilin, shtyhet data e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e Covid 19”, deklaron Koni.

Me tej rektori thekson se pas përcaktimit të datave nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për hapjen e procesit zgjedhor dhe datës së zhvillimit të zgjedhjeve, ju siguroj se autoritetet dhe organet drejtuese të Universitetit të Tiranës, do të vijojnë në mënyrë të menjëhershme me përgatitjen e zgjedhjeve, me qëllim zhvillimin e tyre sipas të gjitha hapave dhe procedurave ligjore, të përcaktuara në Rregulloren e Zgjedhjeve.

Si Rektor i Universitetit të Tiranës, shpreh falenderimet dhe njëkohësisht përgëzimet e mia, për Ministren e Arsimit,…

Publiée par Mynyr Koni sur Vendredi 8 mai 2020

Procesi zgjedhor që do të zhvillohet në Universitetin e Tiranës, sipas tij, do të përmbushë të gjitha parimet kushtetuese; do të zbatojë ligjin e arsimit të lartë 80/2015 dhe të gjitha aktet nënligjore në fuqi; do të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës.

Deri më tani për garën për rektor është regjistruar vetëm Artan Hoxha, dekani i Fakultetit Juridik. Ndërsa përflitet se vetë Koni do të rikandidojë.