Zbardhet vendimi i gjykatës së Prizrenit për Indrit Taullaun, anëtar i Bandës së Durrësit, i cili u arrestua dy ditë më parë në Kosovë.

Taullau akuzohet për veprën penale ‘vrasje me paramendim’ si dhe për ‘grup i strukturuar kriminal’. Sipas kësaj gjykate Taullau nuk gëzon status azili. Ndalimi i Taullaut është bërë nga ana e Interpol, me urdhër të SPAK-ut.

Ngjarja për të cilën dyshohet këtë herë Indrit Taullau ka ndodhur në 2019 në qytetin bregdetar të Durrësit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re