Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e arsyetuar për mandatin e deputetes socialiste, njëherësh ministres se Jashtme, Olta Xhaçka.
Gjyqtarët nuk kanë shqyrtuar nëse Xhaçka e ka shkelur apo jo Kushtetutën, por janë marrë vetëm me procedurën e ndjekur nga Parlamenti.
Kushtetuesja ka theksuar se Kuvendi duhet në çdo rast të votojë pro dërgimit në gjykate të çështjeve, që lidhen me mandatin e deputetit.
Sipas gjyqtarëve, Parlamenti duhet të miratonte kërkesën e opozitës për mandatin e Olta Xhaçkës dhe më pas vendimi i takon Gjykatës Kushtetuese.
Pas këtij vendimi, duhet që kuvendi të votojë edhe njëherë kërkesën e deputetëve demokratë dhe t’ia çojë kushtetueses, e cila vendos nëse Olta Xhaçkës duhet t’i hiqet apo jo mandati i deputetit.
