Deputetët opozitarë të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, ashtu siç kishin paralajmëruar kanë bërë rezistencë në Kuvend, duke bërë që seanca plenare të mos zhvillohet dhe të shtyhet për një ditë tjetër.

Nisur nga kjo situatë Partia Socialiste kërkoi mbledhjen e Komisionit të Etikës, dhe pas përfundimit të mbledhjes u përjashtuan nga Kuvendi për 10 ditë 23 deputetë të opozitës.

Sipas vendimit janë përjashtuar deputetët Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj. Luan Baçi, Letter Geshtenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Sorina Kote, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj.

Deputetët socialistë kërkuan përjashtimin për 26 deputetë, por vendimi është marrë për 23, duke shpëtuar kështu deputetja Dhurata Çupi, Tomorr Alizoti dhe Qani Xhafaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re