Specialistët e Seksionit për Krimet pas një pune hetimore bënë ndalimin e shtetasit:

Ermal Xhafa, 34 vjeç, banues në Berat.

Ndalimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së ndodhur në banesën e shtetasit I.N, 37 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, ku pasi ka hyrë nga dritarja e banesës ka marrë një sasi prej 3.000.000 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re