Nga: Ira LONDO

GREQI– Policia greke ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 18 marsit të këtij viti, ku u vra më thikë një 19-vjecar grek. Policia ka lëshuar urdhër arrest për tre shqiptarë, 23, 24 dhe 33 vjeç, me akuzën e vrasjes me paramendim dhe kërcënimit për vrasje.

Sipas policisë greke, tre shqiptaret dyshohet se janë autorët e vrasjes se të riut grek Thomas Heliotos në sheshin ‘Marusi’ të Athinës.

Fillimisht, u dyshua se 19-vjecari u vra pasi refuzoi të dorëzonte portofolin dhe celularin hajduteve, por në vijim dëshmitarët informuan se vrasësit janë persona të rrezikshëm e të njohur, të cilët gjithsesi kërcënuan të tjerë të rinj grekë.

19-vjecari grek u ngatërrua për të mbrojtur shokët e tij dhe mbeti i vdekur nga goditja me thikë në kraharor nga shqiptari 23-vjecar. Ai ishte djalë i vetëm dhe dyshohet se sherri ka ardhur për shkak të pazareve të drogës mes shokëve të tij dhe shqiptarëve.

Policia po kërkon 3 shqiptaret për të cilët ka dyshime se u larguan menjëherë pas krimit drejt Shqipërisë.

(d.d/)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re