Zbardhet vrasja e Besnik Hidës, 40 vjeçarit që u ekzekutua me armë zjarri kallashnikov në një lokal në tetor të vitit 2019 në Lushnje. Sipas policisë, ekzekutimi i 40 vjeçarit është kryer nga Laert Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Ardian Ahmetaj, të tre emra të njohur për policinë.

Si rezultat i provave të siguruara nga hetimi intensiv, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka caktuar me datë 16 Korrik masat e sigurisë “arrest me burg” për tre autorët. Laert Haxhiu aktualisht është arrestuar në Greqi dhe pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Ky shtetas u arrestua në Janinë në maj të këtij viti. Autori tjetër Orgest Bilbili ndodhet në burgun e Drenovës pasi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares.

Ditën e djeshme, atij i është kominikuar masa e sigurisë për vrasjen e ndodhur në vitin 2019. Ndërsa Ardian Ahmetaj ndodhet në një burg të Greqisë pasi u arrestua në vitin 2020. Ky shtetas është dënuar në 2021 me 11 vjet burgim për armëmbajtje pa leje në rrethana rënduese.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re