Pas disa muajsh hetimi, Policia e Fierit ka arritur të zbardhë vrasjen e 36-vjeçarit Kreshnik Beqiraj, i cili rezultonte i humbur që prej qershorit të vitit 2017.

 

Sipas policisë, autor i ngjarjes është Albert Zekaj, 32 vjeç nga Malësia e Madhe. Pas marrjes në pyetje ai pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në afërsi të fshatit Daullas. Sipas uniformave blu 36 vjecari ka qenë personi i fundit që ka parë viktimën.

 

Policia sekuestroi edhe një çekiç me të cilin dyshohet se Albert Zekaj ka kryer krimin e rende. Nuk dihet ende motivi i konfliktit mes autorit dhe viktimës, por hetuesit thane se ata kane qene shoke dhe se ishin njohur me njeri tjetrin para tre vjetësh në Belgjikë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re