“Rritjet e çmimeve janë rritur në mënyrë katastrofale. 3 herë janë rritur më shumë, ju nuk keni problem. Ushqimet po rriten në mënyrë të papërmbajtur të gjithë këto falë bordeve tuaj. Me bordet qeveria ka sigurua  300 milion shtesë në të ardhurat e saj, 300 milionë  euro të grabitur nga xhepat e shqiptarëve me rritjen e cçmimeve nëpërmjet borxheve. Unë i garantoj anëtarët e bordeve se do të përgjigjen për krime kushtetuese dhe mos përdoren si vegla të Edi Ramës dhe si hanxhar mbi të varfrit”, tha fillimisht Berisha.

“Këto ditë u publikua intervista e ministrit të jashtë të Greqisë mbi të cilat ai informon se Edi Rama ka paditur Presidentin e Republikës. Shqiptarët ta arsyetojnë këtë gjë, unë nuk e kam të vështirë për të vendosur  epitet. Presidenti i rRepublikës i cili duhet të japë autorizimin për fillimin e negociatave dhe më pas çështja shkon në gjykatë, kurse Edi Rama që padit Presidentin nuk ka çuar asnjë kërkesë. Një kryeministër që padit presidentin kur nuk ka dërguar kërkesë gjykoni vetë cfarë përfaqëson dhe gjykoni cfarë malli është Edi Rama. Ky është një akt i ulët në ultësinë më të madhe, përbën një akt që e denoncoj këtu me forcën më të madhe.

Nëse Presidentin nuk do të firmoste ai do të njoftonte opinionin publik shqiptar dhe jo të ankohet tek ministri grek pa informuar shqiptarët, çfarë shteti është ky? Është shtet që vjedhin gjithë natën dhe rrahin gjoksin ditën. U bëj thirrje të kompanive telefonike që të nxjerrin tabulatet telefonike të qeverisë me bandat kriminale.

Nuredin Dumani, Talo cela, Suel Cela të cilët ikanë këtu në parlament para meje përfaqësues të tyre ndaj hapni letrat dhe nxirrni dokumentet dhe do të shikoni kush është më i rrezikshëm”, tha Berisha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re