Çështja e Emiljano Shullazit do të shkojë në Strasburg. Është ku vendimi që komunikoi sot avokati i Shullazit, Vladimit Meçi, i cili tha se përmes avokates amerikane që po asiston procesin Lambrini Nassis, do të ankimohet çështja në Strasburg, pasi sipas mbrojtjes klientit të tyre po i shkelen të drejtat, ndërsa mbahet nën regjimin 41 bis.
Teksa foli për seancën e mbajtur sot në apelin e GJKKO-së , Meçi tha se gjykata ka mbajtur të fshehtë vendimin e refuzimit të kërkesës së tyre, për përjashtimin nga trupa të gjyqtares Miliana Muça.
Pjesë nga fjala e Meçit:
Me shkeljet e shumta që janë konstatuar kjo çështje do të shkojë në Gjykatën e të Drejtave Ndërkombëtare në Strtasburg, ku do të përfaqësohet nga avokatja amerikane. Në këto kushte është mirë që ajo të shohë atë që po ndodh këtu me procesin.
Ne sot bëmë një deklaratë së bashku me kolegen, ku thamë që do ti drejtohemi Gjykatës së Lartë, dhe KLGJ-së dhe njëkohësisht organeve të tjera që janë mbështetëse për Reformën në Drejtësi, në mënyrë të veçantë OPDAT dhe ambasadës amerikane.
Sot na vunë në dijeni mbi vendimin e gjykatës, për refuzimin e kërkesës sonë për përjashtimin e gjyqtares Muça, ndeshëm në hermetizimin e tyre, duke e mbajtur vendimin e fshehtë që prej datës 14.
Nassis është një avokate greko-amerikane që i bashkangjitet kështu trupës së mbrojtjes dhe është e miratuar nga dhoma e avokatisë.
Emiliano Shullazi është një personazh i njohur për policinë kriminale në vend, por veçanërisht në kryeqytet dhe në Durrës. Në këto qytete ai ka qenë i dyshuar për aktivitete të ndryshme kriminale.
Për gjatë viteve, Shullazi është akuzuar për krime të ndryshme të rënda që nga vrasjet, shpërthimet me eksploziv, apo trafik dhe shitje e shpërndarje droge, si dhe akuza të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në mënyrë të vazhdueshme ai ka qenë i dyshuar dhe i hetuar disa herë për gjobëvënie dhe shtrëngim me dhunë dhe kanosje për dhënie pasurie, por në shumë pak raste ai është hetuar. Shullazi mbahet nën regjimin 41 bis, ku i ndalohet që të ketë kontakte me jashtë, dhe i monitorohet çdi telefonatë.
Sipas avokatit të tij kjo është e paligjshme sa kohë që për Shullazin nuk ka një vendim të formës nga Gjykata, dhe nuk ka indicie që ai të ketë zhvilluar aktivitetin e tij kriminal gjatë kohës kur ka qenë i izoluar.
Emiljano Shullazi lëviz të gjitha gurët, thërret për ndihmë avokaten amerikane, kush është mbrojtësja që ka mbërritur posaçërisht për të në Shqipëri
(E.K/Faxweb.al)
loading…
/faxweb