Skip to content

Zbarkimi turk në “Adem Jashar”

aa 20230607 31358623 31358581 uspjesno zavrsen transfer turskih specijalaca na kosovo

Një batalion i forcave speciale turke, i cili fluturoi drejt Kosovës me kërkesë të Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, zbarkoi në areoportin “Adem Jashari”.

aa 20230607 31358623 31358596 uspjesno zavrsen transfer turskih specijalaca na kosovo

Pjesa e parë e batalionit të forcave speciale të komandës së brigadës së 65-të të mekanizuar të këmbësorisë (Luleburgaz) ka mbërritur në Kosovë me automjete gjatë fundjavës.

Pjesa e dytë e forcave speciale mbërriti me avion nga aeroporti ushtarak Corlu në aeroportin ndërkombëtar në Prishtinë.

Aty ushtarët turq janë pritur nga ambasadori turk në Kosovë, Sabri Tunc Angili.

aa 20230607 31358623 31358618 uspjesno zavrsen transfer turskih specijalaca na kosovo

Pas pritjes, forcat speciale turke shkuan në kazermën “Sulltan Murat” në Prizren, në pritje për të shkuar në veri, te zona e nxehtë e trazirave të fundit. //