Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka priturkëtë pasdite aleatët e tij opozitarë, ndërsa këta të funit para pak minutash kanë mbërritur një nga një në selinë e PD-së, ndërsa e fundit ka qenë Monika Kryemadhi.

Takimi vjen ndërsa apeli i ndërkombëtarëve është për përmbylljen në kohë sa më të shpejtë të Reformës Zgjedhore, ndërkohë që ambasadorjha amerikane deklaroi mbrëmjen e kaluar ser topi tashmë është në dorën e opozitës dhe të Lulzim Bashës.

Mendohet se temë e diskutimit është gjetja e një pike të përbashkët mes tyre për të dalë me një qëndrim final në raport me punën që është bërë për Reformën Zgjedhore dhe hapat në vijimin e saj.

Ende nuk ka qëndrime zyrtare nga aleatët për pikat që janë diskutuar në tryezën e Këshillit Politik dhe sa dakord janë me ato për të cilat palët kanë rënë dakord deri tani, ndërkohë vlen të theksohet se ka pasur zëri që bëjnë të ditur se brenda opozitës ka zëra për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re