Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, thirri ne takim drejtuesit e prokurorive të të gjitha niveleve. Teme e diskutimit ishte ecuria e procesit të vlerësimit profesional të prokurorëve, në kuadër të ligjit të vetingut. Në njoftimin për shtyp thuhet se Prokuroria e Përgjithshme ka detyrimin ligjor që të mbështesë komisionin e vetingut.
 
Gjatë takimit, Llalla tha se në fund të kësaj jave duhet të përfundojë vlerësimi profesional për prokurorët, kandidatët për këshillin e lartë të prokurorisë, si edhe për anëtarët prokurorë të këshillit të emërimeve në drejtësi. Gjithashtu, po vijon puna edhe për rivlerësimin profesional të prokuroreve në rrethe.
 
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re