Nënkryetari i PL, Petrit Vasili në ‘Facebook’ shkruan se edhe i dokumentin e Bashkimit Europian për nismën e qeverisë për legalizimin e kanabisit, rilindasit e kanë flakur dhe e quajnë paçavure.

Vasili thekson se “histeria e rilindësve të Ramës, sot nuk u ndal as mbi Bashkimin Europian dhe vërejtjet e tyre mbi legalizimin e kanabisit”, ku shton se ‘Rilindja’ zbaton urdhrat e trafikantëve ndaj dhe nuk ndalen.

Postimi i plotë:

ÇMËNDEN RILINDASIT!
Rilindasit e flakin dhe e quajne paçavure dokumentin e Delegacionit te Bashkimit Europian ne Tirane per Legalizimin e Droges!!(VIDEO).
E pabesueshme, por e vertete.
Histeria e rilindasve te Rames, sot nuk u ndal as mbi Bashkimin Europian dhe e quajten paçavure dokumentin e BE-se me verejtjet e tyre per Ligjin e Legalizimit te kanabisit.
Rilindja qe zbaton urdherat e trafikanteve te droges nuk ndalet para asgjeje sepse jane urdheruar ta miratojne me urgjence ligjin se trafikantet duhet te zbrazin magazinat.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re