Një grup pedagogësh vazhdojnë bojkotin e auditorëve që nga fillimi i vitit akademik.

 

Pranë korpusit universitar, ata përsëritën kërkesat e tyre për rritje page, rishikim të orës mësimore, shtim të buxhetit për kërkim shkencor, vjetërisë së punës dhe orëve suplementare.

 

Megjithatë, jo të gjitha fakultetet bien dakord me vendimin e sindikatës për bllokim të plotë të mësimit.

 

Universiteti i mjekësisë, ai bujqësor, shkencat sociale, fakulteti histori-filologji dhe gjuhët e huaja vazhdojnë leksionet dhe seminaret.

 

Për kërkesën kryesore te pedagogëve për pagën qeveria vendosi një rritje prej 15% në total, por sipas stafeve akademike kjo nuk mjafton. Ata kërkojnë një rritje me 30% këtë vit dhe 20% vitin e ardhshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re